Ditën e djeshme një aksident ka ndodhur në aksin “Krahës-Memaliaj”, ku një kamion u përplas me një motomjet.  Si pasojë e përplasjes mbeti i plagosur një 65-vjeçar.  Policia ka bërë me dije se drejtuesi i kamionit, një 38-vjeçar është arrestuar dhe gjithashtu ka nisur një procedim penal për të moshuarin për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Njoftim i Policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Krahës-Memaliaj”, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 38 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin T. Z., 65 vjeç, banues në fshatin Qesarat, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb