Policia e Durrësit ka dhënë detaje rreth aksidentit që ndodhi sot në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 në afërsi të Sukthit.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në aksident u përfshinë mjeti me drejtues shtetasin me inicialet A.K., dhe mjeti me drejtues shtetasin me inicialet A.V.. Si pasojë e përplasjes janë shkaktuar dëme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe menaxhimin e trafikut.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb