Dy persona kanë mbetur të plagosur nga aksidenti i rëndë në autostradën Laç-Mamurras, afër kryqëzimit që të çon për në Kurbin.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se më rëndë nga të plagosurit është shoferi i automjetit ngjyrë të kuqe, Enver Lika që është dërguar tek Trauma në Tiranë.

Automjeti humbi kontrollin pasi ishte me shpejtësi të lartë dhe u përplas me një trafikndarëse. Më pas mori flakë teksa bllokoi për disa momente edhe qarkullimin në autostradë.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb