Policia e Krujës ka sqaruar ngjarjen në guroren në fshatin Kurcaj ku thekson se Ardian Jaupajt gjatë montimit të minave i ka shpërthyer një prej tyre dhe humbi jetën. Bashkë me të u plagos edhe Gani Demnushi.

POLICIA E KRUJËS

Krujë/Informacion paraprak

Në fshatin Kurcaj të Krujës, duke punuar në një gurore të liçensuar, shtetasi A. J., 55 vjeç, gjatë montimit të minave elektrike, dyshohet se aksidentalisht i ka shpërthyer njëra prej tyre dhe për pasojë ka humbur jetën.

Nga shpërthimi është plagosur edhe shtetasi G.D., 55 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për veprimeve të mëtejshme në Komisariatin e Policisë Krujë përfaqësuesin ligjor të firmës dhe një punonjës tjetër që ishte prezent në momentin e shpërthimit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Krujës vijon punën për sqarimin e rrethaneve të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb