TIRANË

Arrestohet 32-vjeçari që drejtonte automjetin pas aksidentit mbrëmjen e kaluar në Kamëz, ku humbi jetën një 57-vjecare dhe u plagos një 20-vjecare.

Kjo e fundit ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

– E. M., 32 vjeç, banues në Kamzë, pasi mbrëmbjen e djeshme, rreth orës 21:00, në Kamzë, duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar shtetaset N. Sh., 57 vjeçe, dhe R. Ç., 20 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, shtetasja N. Sh., ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasja R. Ç., ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb