KORÇË

Elvis Josifi, punëtori i cili ndërroi jetë gjatë një aksidenti në punë mësohet se u godit nga prerësoja e betonit në kokë. Sipas dëshmitarëve të ngjarjes vinçi u këput ndërsa mund të kishte edhe më shumë viktima pasi të gjithë punëtorët ishin në katin e katërt, aty ku ndodhi e gjitha. Nga rrëzimi i vinçit deri tani ka një viktimë dhe një të plagosur.

“Ngjarja mund të ishte më e rëndë. Ishin të gjithë punëtorët lart. Mund të kishte më shumë viktima. Vinçi u këput. Gjithë Korça shkoi për ndihmë. Zjarrfikësja dhe Policia erdhën në kohë, ishte e paparashikuar.”- tha dëshmitari Muharrem Hysolli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb