Pas aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Kuçovës, ku vdiq një grua 72 vjeçe dhe u plagos rëndë një 74 vjeçare, policia e Kuçovës ka mundur të identifikojë dhe arrestojë autorët që u larguan nga vendi i aksidentit.

Nëpërmjet kamerave të sigurisë të bizneseve përreth vendngjarjes, por edhe nga dëshmitë e banorëve policia mundi të identifikojë dy personat, që ishin në motor dhe që aksidentuan dy të moshuarat.

Dy minorenët A. S., 17 vjeç dhe E. T., 15 vjeç kanë qenë mbi motorin që aksidentoi dy të moshuarat ,njëra prej të cilave gjeti vdekjen pas mbërritjes në Spitalin Rajonal të Beratit. Edhe pse u larguan nga vendngjarja për t’iu fshehur policisë, ata u arrestuan disa orë më vonë dhe tashmë ndodhen në ambientet e DVP-së Berat.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën e varrezave në qytetin e Kuçovës, ku dy të rinjtë me motor pasi goditën të moshurat, u larguan me shpejtësi.

Njëra prej grave të aksidentuara,72-vjeçarja Leme Mara ndërroi jetë menjëherë pas mbërritjes në Spitalin Rajonal të Beratit, ndërsa e aksidentuara tjetër File Ahmeti, 74 vjeçe,u transportua në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije se, drejtuesi i motorit, pasi ka përplasur dy gratë është larguar menjëherë nga vendngjarja. Mësohet se gratë e aksidentuara ishin fqinje me njëra-tjetër dhe kishin dalë për të shëtitur në momentin që janë përplasur mbi trotuar nga motori.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: