Dy të reja kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në një aksident në Lezhë. Ngjarja ndodhi në dalje të qytetit, teksa nuk dihen ende identitetet e tyre.

Një mjet tip “Range Rover” u përplas me një mjet tip “Peugot”, çka solli dhe plagosjen e dy personave që ndodhenin në “Peugot”.

Ky është momenti kur të plagosurat nxirren nga mjeti dhe transportohen me ambulancë në spital. Paraprakisht raportohet se gjendja e të plagosurve është serioze.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: