LEZHË

Policia e Lezhës ka dhënë informacion zyrtar për aksidentin e ndodhur paraditen e sotme, ku u përplasën dy mjete.

Sipas policisë, rreth orës 09:20, tek kryqëzimi i Rrilës janë përplasur automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin P. Q., me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin Sh. T.

Si pasojë e përplasjes automjeti me drejtues shtetasin P. Q., ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht.

Nga përplasja dhe përfshirja në flakë e njërit prej automjeteve ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: