Një aksident ka ndodhur këtë të diel në Lushnje.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Lushnje, pranë fshatit Pirrë.

55-vjeçari J.K., duke drejtur automjetin është përplasur me një mjet bujqësor dhe drejtues 27-vjeçarin I.K.

Për pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët, bëhet fjalë për 46-vjeçaren G.K., 52-vjeçaren Dh.K., dhe dy fëmijë të mitur 12 dhe 11 vjeç, të cilët ndodhen në spital ku edhe po marrin trajtim mjekësor.

Lushnjë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 20:30, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në fshatin Pirrë, shtetasi J. K., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin është përplasur me një mjet bujqësor, me drejtues shtetasin I. K., 27 vjeç, banues në fshatin Pirrë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët, shtetasit G. K., 46 vjeçe, Dh. K., 52 vjeçe, M. T., 58 vjeç, dhe dy fëmijë të mitur 12 vjeç dhe 11 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb