Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në Savër të Lushnjës.
Në aksident janë përfshirë dy makina, një “Toyota” dhe tjetra “Benz”. Drejtuesi i mjetit tip “Toyota”, pretendon se përplasja është shkaktuar nga drejtuesi i “Benzit”, që sipas tij ka qenë i pirë.
Në një video të siguruar nga “BalkanWeb”, shihet dhe debati që vëllai i drejtuesit të “Toyotës”, bën me efektivin e policisë. Ai i kërkon policit që t’i bërë testin e alkoolit të dy shoferëve, për të verifikuar pretendimet e ngritura, ndërsa shton se policia i ka bërë testin e alkoolit vajzës që ishte pasagjere në mjet.
Sakaq, sipas drejtuesit të “Toyotas” dhe personave që kanë qenë pasagjer brenda saj, policia ka lejuar drejtuesin e mjetit të largohej, duke i dhënë të drejtë.
Vëllai i shoferit të dëmtuar: Ç’a ke re.
Polici: Je njeri apo çfarë je.
Vëllai i shoferit të dëmtuar: Mos tallni b*thën.
Polici: Të lutem vazhdo, do të shoqëroj për pengim në kryerje të detyrës.
Vëllai i shoferit të dëmtuar: Vetëm të drejtën duam ne, asgjë tjetër. Merrja testet e alkoolit të dyve.
Polici: Do ia marrim. Unë zbatoj detyrat një nga një. Ma hiq telefonin, sepse po pengon në kryerje të detyrës.
Vëllai i shoferit të dëmtuar: Uë po filmoj vllain tim sepse, ime më kërkon të dijë si është vëllai.
Polici: Komandant, merr masa, shoqëroje në komisariat zotërinë. Nuk po bëj presion, jam në krye të detyrës. I kam bërë test alkooli, si djalit dhe vajzës dhe dolën zero zero.
(BalkanWeb)