TIVAR – (Në përditësim) Turistët shqiptarë, që u aksidentuan mbrëmjen e së premtes në Urën e Mërkotit në Tivar të Malit të zi u kthyen sot, rreth orës 17:25 në Shqipëri. 3 prej të aksidentuarve bëhet me dije se, do të transportohen në spital pasi gjendja e tyre është më e rëndë. Kështu, një fëmijë me frakturë në këmbë është nisur drejt Qendrës së Traumës në Tiranë, po ashtu edhe një person tjetër. Ndërsa njëra prej grave të plagosura u dërgua me ambulancë drejt spitalit të Gjirokastrës, aty ku edhe banon. Në Podgoricë ka mbetur vetëm një turiste, e cila po mer mjekimin e vevojshëm. Pak orë pas tyre mbërriti në atdhe edhe trupi i pajetë i vajzës nga Bajram-Curri, viktima e vetme e këtij aksidenti.

“News 24” ka intervistuar mbrëmë në këtë spital, Ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, që i ka vizuar 32 të lënduarit, prej të cilëve dy në gjendje më kritike, por gjithsesi, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Ata ishin turistë nga të gjithë rrethet e Shqipërië dhe kishin vizituar Dubrovnikun për tre ditë. Nga aksidenti humbi jetën një vajzë 25-vjeçare,e cila quhej Orena Kuca. “News 24” disponon foton e saj, po ashtu edhe foto e fundit të bëra në udhëtimin e saj në Dubrovnik për Krishtlindje.

orena kuca

1395411_902527793114353_4798161263237787880_n

10881611_902641206436345_1471495574533336466_n

10603628_902645826435883_8663537714349587382_n
(Në foto: Viktima Orena Kuca dhe fotot e fundit)

Beqaj njoftoi se sot në orën 10:00, mjekët malazezë dhe ata shqiptarët të ardhur nga Tirana, janë mbledhur për të vendosur se cili prej tyre mund të kthehet në Shqipëri me mjetet e veta dhe cili me autoambulancë.

Gazetarja e “News 24”, Eliona Kodra, intervistoi edhe një nga udhëtarët, Ledoi Qaniun, që nuk kishte pësuar lëndime. Ai shpjegoi se autobusi u rrëzua pasi iu desh t’i hapte rrugën një automjeti tjetër që vinte nga mbrapa.

FLET LEDIO QANIU, NJË NGA UDHËTARËT, QË NUK U LËNDUA

“Shoferi donte të haptë krahun për një makinë që kishim nga mbrapa për parakalim. Bëri në krah të djathtë. Jo se kishte shumë faj, s’kishte çfarë bënte dhe shoferi…I rrëshkiti goma e djathtë e pasagjerit dhe mori saltro dy-tre herë. Nuk ishim me shpejtësi. Ishim shumë ngadalë. Unë isha dy sedilje prapa shoferit. Autobusi qe plot, ishim në Dubrovnik tre ditë. Ishim nga të gjitha rrethet.”

Image1

BEQAJ: PËRVEÇ NJË HUMBJEJE JETE, TË TJERËT JASHTË RREZIKUT PËR JETËN, NISIM KTHIMIN

Ministri Beqaj tha: “ Ne jemi vënë në kontakt të menjëhërshëm me autoritetet kompetente malazeze, në bashkëpunim me ambasadën tonë në Podgoricë. ndërkohë, përveç një humbjeje jete tragjike, të lënduarit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën. Një është transportuar për në spitalin e Podgoricës, të tjerët janë këtu. dy prej tyre kanë dëmtime jo të lehta, por përsëri janë jashtë rrezikut për jetën.

Dua të shfrytëzoj këtë mundësi për të falënderuar autoritetet policore malazeze e sidomos ato shëndetësore në spitalin e Tivarit, për ndihmën shumë të mirë që dhanë, gjë që e pashë vetë por edhe ma thanë me gojën e tyre, të lënduarit.

Të shtunën, në orën 10:00, kolegjiumi i mjekëve do të bëjë një vlerësim të gjendjes. Kemi marrë masat – një pjesë e drejtuesve tanë do të jetë këtu – për të vendosur se kush nga të lënduarit do të transportohet vetë, sepse nuk kanë probleme dhe kush me autoambulancë,” – përfundoi ministri.

2

FLET ZORAN SRZENTIQ, KRYETAR I KOMUNES TIVAR

Kryetari i komunës së Tivarit, Srzentiq tha: “Të gjithë janë në gjendje të mirë. Kemi një pacient të gjinisë femërore, e cila ka pasur edhe thyerje brinjësh, edhe demtime të tjera të zgavrës së kraharorit, për ç’ka e kemi dërguar në qendren klinike në Podgoricë për trajtim më të specializuar dhe gjendja e saj është e mirë. Aktualisht kemi 32 pacientë, prej të cilëve 3 me fraktura, por jashtë rrezikut për jetën. Mendoj se pjesa më e madhe e tyre, mëngjesin e së shtunës do të jenë të lirë për t’u larguar nga spitali. Mbas kolegjiumit të mjekëve do të marrim vendim nëse personat me lëndime më të rënda do të qëndrojnë këtu deri të hënë apo do largohen”.

MALI I ZI


NË SPITAL

Gazetarja Eliona Kodra: “Ndodhemi këtu në spitalin e Tivarit në Malin e Zi, ku janë të shtruar 32 persona të lënduar nga aksidenti në aksin Tivar – Ulqin. mësohet se gjendja e të lënduarve është jashtë rrezikut për jetën, ndonëse dy prej tyre janë në gjendje disi më kritike për jetën për shkak të thyerjeve që kanë pasur . megjithatë, sipas mjekëve, situata paraqitet e mirë përsa i përket shëndetit.

Mësohet gjithashtu se një rast urgjent është nisur për në Podgoricë, për një mjekim më të specializuar; bëhet fjalë për një zonë që kishte thyerje dhe prekje të mushkrive nga rrëzimi.”

1

NË VENDIN E AKSIDENTIT

“Tani ndodhemi këtu, në vendin ku ka ndodhur aksidenti, pranë Urës së Mërkotit, në rrugën e vjetër që të çon nga Ulqini drejt Tivarit. Pikërisht këtu ka qënë autobusi me 52 persona i linjës “Bergua”, që rreth orës 18:00 ka përfunduar, sipas personave që ishin në autobus dëshmitarë, për t’i hapur rrugën një tjetër makine që po vinte – ka përfunduar pak metra më poshtë. Si pasojë, ka mbetur e vdekur një 25-vjeçar dhe 32 të tjerë janë lënduar e dërguar në spitalin e Tivarit; dy janë në gjendje më të rëndë, por gjithsesi, jashtë rrezikut për jetën.”

6

LISTA E PASAGJEREVE

Remzi Nurka, Jarina Radovani, Aleks Manoli, Jomida Deda, Arber Taledhi, Jani Qendro, Ermal Dhembo, Nurina Kaca, Sheri Reka, Edona Mulla, Jymir Xatoksi, Eralda Meho, Durja Canaj, Ndue Camaj, Ariela Qendro, Kristofor Moviti, Sibela Feti, Klevik Peskani, Irena Nurka, Nesad Didrek, Kriselda Veisi, Marika Hormoviti, Luljeta Camaj, Klavdia Ndreu, Iman Kaca, Leonora Ndreu, Neshat Ndreu, Ejdon Kuca, Elisa Kuca, Enadija Kuca dhe Doruntina Kuca.

Image2
(ar.sh/ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb