Policia e Fierit ka dhënë një informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Marinzë, ku një automjet përfundoi në një kanal vaditës. Nga aksident fatkeqësisht dy persona kanë humbur jetën.

Makina tip “Nisan” u pikas sot rreth orës 13:00, i përmbysur në një kanal.

Ka qenë gps i makinës, që i përkiste një kompanie sigurie ai që ka sinjalizuar gjithçka. Kjo pasi mjetit për çdo ditë bënte patrullim në këtë zonë, ndërkohë që gps tregoi se për shumë kohë mjeti nuk po lëvizte.

Të gjendur përballë kësaj situate punonjësit e kësaj kompanie janë nisur drejt vendit të ngjarjes dhe kanë parë që makina kishte përfunduar në kanal. Gazetari Ervis Kuçi raportoi në një lidhje direkte për ‘News24’ se viktimat janë të moshës 50 vjeçe dhe rreth 30 vjeç.

Ndër të tjera Kuçi tha se ka dyshime që drejtuesi i mjetit ka pasur probleme me zemrën, ndërsa nuk përjashtohet të ketë pësuar atak kardiak.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb