TEPELENË

Policia e Tepelenës ka dhënë informacion zyrtar për aksidentin e ndodhur sot rreth orës 14:30, në aksin rrugor Memaliaj – Krahës, në afërsi të fshatit Krahës, teksa janë 6 persona të plagosur

Sipas policisë janë përplasur automjeti tip “Renault” me drejtues shtetasin L. F., 50 vjeç, banues në Mallakastër, me autiomjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. M., 36 vjeç banues në Përmet.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve si dhe 4 pasagjerët, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit .

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: