‘BalkanWeb’ zbardh të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi në një  pallat’ në Astir, ku u shkëput ashensori dhe për pasojë dy gra u plagosën.

Aksidenti ndodhi pak pas mesnate, në orën 00:05. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se nga verifikimet e kryera nga policia rezulton se banorët e pallatit të përfaqësuar nga administratori nuk kanë firmosur kontratë mirëmbajtje dhe kolaudimi për ashensorin dhe kavot nuk janë ndërruar që kur ai është montuar.

Ngjarja bëhet edhe më e rëndë, pasi ashensori, brenda të cilit ishin 4 persona gjatë momentit të aksidentit, rezulton të jetë i pacertifikuar nga ana e Inspektoratit Shtetëror teknik, ISHT-së. Aktualisht në spital ndodhet një prej grave, 30-vjeçarja me inicialet M.S., ka pësuar traumë në pjesën e kofshëve, por gjendja e saj është stabël. Ndërkohë e plagosura tjetër, shtetasja me inicialet M. Q, e cila ishte dhe shtatzëne, pasi ka marrë mjekim, është larguar për në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore.

Po ashtu ‘BalkanWeb’ ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku shihet se ashensori është bllokuar si një skenë krimi.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: