POGRADEC

Si pasojë e aksidentit të ndodhur pasditen e sotme në afërsi të Qafë-Plloçës është krijuar varg kilometrik i mjeteve.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se aksidenti, përveç se me një të lënduar dhe dëme të shumta materiale shkaktoi bllokim të mjeteve në aksin kryesor të juglindjes.

Mjetet ende vijojnë të presin në radhë për të kaluar , ndërsa përveç mjeteve të vogla në trafik kanë mbetur edhe mjetet e tonazhit të rëndë.

Nga ana e policisë po punohet për normalizimin e situatës.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb