Ka shkuar në dy numri i personave të cilët kanë humbur jetën në aksidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Rrugën e Kombit.

Ka humbur jetën në spital edhe Xheku Logu, 20-vjeç, pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë dot plagëve. Në vendngjarje, humbi jetën Andi Rrustaj, daja i Xheku Logut, 25 vjeç. Ata po udhëtonin në drejtim të Kukësit, kur makina e tyre ka dalë nga rruga dhe ra në humnerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb