Ky është mjeti tip “BMW” me të cilin udhëtonin dy të rinjtë Amarildo Preka, 23 vjeç dhe Driona Pirani, 16 vjeçe mbrëmjen e kaluar, teksa u aksidentuan duke humbur jetën.
Ata po ktheheshin nga një festë rreth orës 02:45 të mëngjesit, kur si rezultat i shpejtësisë në një kthesë në rrugën Shkodër-Velipojë, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur dhe dy të rinjtë kanë humbur jetën në vend.
Siç duket nga imazhet e siguruara nga “BalkanWeb” makina është shkatërruar pothuajse totalisht në pjesën e përparme.