Zbardhet dëshmia e 61-vjeçarit Hil♪7 Simoni nga Shkodra që i theu këmbët gruas së kushëririt, Katrina Hilës, fqinje me të në fshatin Gur i Zi në Shkodër. Në dëshminë e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Senad Nikshiqi, dhënë para gjykatës, ai ka mohur që ngjarja të jetë e qëllimshme.

Hilë Simoni ka deklaruar në gjykatë se ngjarja ka qënë aksidentale dhe se pavarësisht konflikteve nuk ka dashur ta përplasë fqinjen e tij.

“Ngjarja aksidentale, nuk isha në gjendje të kontrolloja mjetin sepse rruga është pa standarde. Sapo ndodhi aksidenti njoftova punonjësin e policisë të Gurit të Zi dhe një mik të tij. E kam venë në dijeni se kam aksidentuar gruan e kushëririt. Gruaja më ka prerë rrugën shumë shkurt dhe djali im të kishte qenë s’kam pasur çfarë t’i bëj. Përsa i përket dhunës nuk e kam goditur. Sa i perket debateve kanë qenë të mbyllura që më përpara. Përpara një jave unë dhe burri i Katerinës kemi konsumuar një kafe për qejf në prani edhe të personave të tjerë sepse nuk kemi patur asnjë problem. Pasi e kam aksidentuar jam munduar që ta nxjerr nga makina por ka qënë e pamundur dhe pastaj njoftova policinë dhe një mik”, – ka thënë ai.

Avokati Altin Fushaxhia kërkoi “arrest shtëpie” me pretendimin se klienti i tij prej 5 vitesh kurohet me semundjen pulmonare të mushkërive. Gjykata nuk e ka marrë parasysh këtë kërkese dhe e la nën masën “arrest me burg” pas dyshimeve të forta se plagosja është bërë me dashje.

NGJARJA
Hilë Simoni, 61- vjeç është arrestuar në tentativë për t’u larguar pasi kishte goditur qëllimisht me automjetin tip ”Mitsubishi” Katrina Hilën duke ia thyer këmbët.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër falë reagimit të shpejtë, kapet dhe arrestohet në flagrancë në tentative për tu larguar, shtetasi H. S. 61 vjeç, banues në fshatin Guri i Zi, Shkodër.

Arrestimi i ketij shtetasi u bë pasi në lagjen Kertollaj, në fshatin Gur i Zi, është kofliktuar me shtetasen K. H. 55 vjeçe banuese në fshatin Guri Zi, Shkodër dhe me pas shtetasi H. S. ka përplasur qëllimisht me mjetin e tij tip “Mitsubishi”, këtë shtetase duke i thyer këmbët, e cila është dërguar për ndihmë mjeksore më të specializuar në Spitalin Traumës Tiranë, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Automjeti me të cilin ka përplasur shtetasen K. H. u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb