SHKODËR

Rëndohet bilanci i aksidentit të ndodhur sot pasdite në Shkodër. Pas vjehrrës, humb jetën në spital edhe nusja e saj 18-vjeçare, e cila ishte shtatzënë. Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00 në aksin Shkodër-Koplik, ku nuse e vjehrrë u përplasën nga një automjet.

Gruaja 58-vjeçare me iniciale H.B. gjeti vdekjen në vend, ndërsa nusja E.B. mbeti e plagosur rëndë. Me gjithë transportin në spital dhe ndërhyrjen e mjekëve e reja nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb