Një 16-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së shtunës pas një aksidenti në rrugën e Sukthit. I riu Flavio Osmani, i cili i kishte marrë makinën të atit pa dijeninë e tij, humbi kontrollin duke u përplasur me një shtyllë dhe ndërroi jetë në vend, ndërsa i shpëtuan vdekjes katër bashkëmoshatarët e tij që ndodheshin në automjet.

Mësohet se 16-vjeçari është djali i administratorit të zonës, Rrapo Osmani. Banorët e zonës të indinjuar për ngjarjen, kërkojnë ndërhyrjen në rrugën që u bë shkak për aksidentin tragjik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: