VLORË– Një ditë pas aksidentit në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’ në Vlorë, ku humbi jetën 17-vjeçari Kristi Panajoti si dhe u plagos kushëriri i tij Petro Beja 21 vjeç, policia ka ndaluar 2 punonjës të firmës që kryen punimet në rrugën Skelë-Ujë i ftohtë “Xh & M Sh.p.k”. Policia ka ndaluar Ilirian Tahmazi, me detyrë përgjegjës i sigurimit teknik si dhe Tomorr Cena, me detyrë inxhinier zbatues i projektit.

Të dy personat janë autorë të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes si dhe për zbulimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

Vlen të theksohet se familjarë të viktimës janë shprehur sot se shkak për aksidentin ka qenë mungesa e sinjalistikës në rrugë, para se të shkohej tek gropa e hapur në kuadër të punimeve për ndërtimin e Kanalizimeve pranë Lungomares.

Babai i 17 vjeçarit Kristi Panajoti u shpreh sot mes lotësh në vendin ku ndodhi aksidenti se “po s’vajtën në burg përgjegjësit, do i varros vetë në atë gropë”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: