FIER- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Fier-Vlorë, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një 45-vjeçar nga Vlora.

Sipas të dhënave zyrtare, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Albert Myrtaj, 38 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Fier – Vlorë, në vëndin e quajtur “Ferras”, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin dhe është përpasur me një motorçikletë të drejtuar nga shtetasi Saimir Miho., 45 vjeç, banues në Vlorë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motorrçikletës i cili ndërroi jetë në Spitalin e Traumës Tiranë në orën 00:00.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb