Mediat kroate kanë publikuar pamjet e udhëtimit të autobusit polak, që rezultoi të ishte i fundit për 12 pelegrinë, pas aksidentit që ndodhi në autostradën afër Breznicës të shtunën.

Mediumi “Jutarnji list” ka në posedim të saj pamjet video nga kamerat e vëzhgimit nga nyja Breznički Hum, ku është “kapur” autobusi polak që udhëtonte drejt Zagrebit 7 minuta para aksidentit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në video nuk shihet ndonjë sjellje e pazakontë e shoferit, por pak minuta më vonë, autobusi doli nga autostrada, duke vrarë 12 pasagjerë.

Ndërkohë, sipas informacioneve të paraqitura nga ministri i Shëndetësisë Vili Berosh në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në Varazhdin , 19 persona janë lënduar rëndë, ndërsa 13 kanë plagë të lehta.

Mediat kroate kanë publikuar edhe foto të momentit kur autobusi hiqet nga vendngjarja, me anë të një vinçi gjigant.

Ato gjithashtu nënvvizojnë se shoferi humbi kontrollin e timonit dhe për të përcaktuar shkakun e aksidentit, u bë autopsi e viktimave dhe është urdhëruar ekspertizë për testin e alkoolit të drejtuesit të autobusit.

Aksidenti ndodhi të shtunën rreth orës 05:25 në autostradën Goriçan – Zagreb në drejtim të kryeqytetit kroat, kur drejtuesi i autobusit të regjistruar në Poloni ka humbur kontrollin e timonit, i cili është kthyer djathtas, ka depërtuar parmakun dhe është përplasur në kanalin kullues jashtë autostradës.

Në autobus ndodheshin në total 44 persona, 42 pasagjerë dhe dy shoferë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb