GJIROKASTËR- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër ku një 47-vjeçar është plagosur rëndë.

Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se shoferi ka qenë me një mjet të tonazhit të rëndë të ngarkuar me gurë. Spondi i makinës është hapur dhe gurët e kanë zënë poshtë.

Në vend ka shkuar policia dhe ambulanca dhe 47-vjeçari me iniciale A.K. nga fshati Dukaj është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb