SHKODER

Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia ka komentuar aksidentin sot në Shkodër, ku dy femra humbën jetën. Përmes një postimi në “Facebook”, Spahia shprehej se ambulanca ka shkuar në vendin e ngjarjes pa mjek, një deklaratë që përgënjeshtrohet nga Spitali i Shkodrës. Në reagimin zyrtar, Spitali i Shkodrës shprehet se të paktën 2 ambulanca kanë shkuar drejt vendit të ngjarjes.

“AMBULANCA SHKON PA MJEK NE AKSIDENT!
Keqardhje e ndjere per aksidentin e rende qe ndodhi ne Kryebushat te Shkodres! Si mjek jam i skandalizuar kur mesova se ambulanca kishte shkuar te japte ndihmen, pa asnje mjek! Nje papergjegjshmeri e tille kriminane deshmohet vetem nen qeverisjen e Rilindjes! Ndihma e menjehershme ne raste te tilla eshte jetike por kjo nuk kuptohet nga amatoret e perzgjedhur nga Rilindja! Si mund te luhet keshtu me jeten e njerezve!”-shprehet Spahia në “Facebook”

 Reagimi i Spitalit të Shkodrës

Duke shprehur ngushellimet për 2 viktimat në aksidentin rrugor të ndodhur në Bushat, Spitali Rajonal Shkodër bën me dije si më poshtë: Menjëherë pasi jemi njoftuar për aksidentin e ndodhur në Bushat rreth orës 15:00, dy ambulanca të spitalit Shkodër janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes së bashku me dy mjekë dhe infermierë.

Dy persona kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa 5 të plagosur u transportuan në spitalin e Shkodrës, ku morën trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën. Një prej të plagosurve ka dalë nga spitali dhe 4 të plagosur ndodhen në kujdesin e mjekëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb