RROGOZHINË

Policia e Kavajës ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur në vendin e njohur si “Bishti i Zhurit”.

Sipas policisë, ambulanca është përplasur me një mjet dhe për pasojë, janë plagosur 6 persona.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Në vendin e quajtur “Bishti i Zhurit”, janë përfshirë në përplasje ambulanca e spitalit të Fierit me drejtues shtetasin F. B., dhe pasagjer shtetasin E. M., me mjetin me drejtues shtetasin L. D., dhe pasagjerët shtetasit J. D., E. M., dhe J. B. Si pasojë e aksidentit janë dërguar në spital 6 shtetas për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb