Një aksident tragjik ndodhi mbrëmë në afërsi të Rubikut, ku një familje e tërë nga Kosova u shua. Nga aksidenti  humbën jetën 4 anëtarë të së njëjtës familje.

Makina kishte kaluar tek Dogana në Morinë dhe anëgtarët e familjes ishin nisur për në Rinas, e do të shkonin në Zvicër, ku dhe jetonin. Blerim Avdiaj në Rubik ka bërë manovër të gabuar, ka parakaluar në kthesë, duke mos parë se kishte mjet të tonazhit të lartë.

Shpejtësia që të mundëson rruga, ka bërë që pasojat të jenë të rënda dhe për fat të keq janë shkaktuar  4 viktima. Për fat të mirë, vetëm vajza 3 vjeçe tashmë ka kaluar rrezikun e jetës, ndërsa 4 të tjerëve ka qenë e pamundur që t’ju jepet ndihma mjekësore.

Viktima të aksidentit mbetën Blerim Avdiaj, 51 vjeç, dhe Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe. Ndërkohë, viktima kanë mbetur edhe dy fëmijët e mitur K. Koçi, 11 vjeç, dhe M. Avdiaj, 6 vjeçe.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb