TIRANE

Aksidenti tragjik që ndodhi këtë të premte në aksin Fier-Vlorë ku humbën jetën 4 anëtarët e një familje dhe u plagosën tre të rinj, ka tronditur mbarë opinionin publik. Të shumtë kanë qenë edhe personazhet e njohur që kanë reaguar lidhur me këtë ngjarje.

Më e fundit është këngëtarja Aurela Gaçe, e cila përmes një postimi në “Facebook” ka shprehur ngushëllimet. Këngëtarja shkruan se ‘’shpejtësia e pilotëve, adoleshentëve të rinj është vrasje me dashje’’.

“Shpejtesia e pilotëve, adoleshentë të rinj, koka erë, është vrasje me dashje. E dhimbshme, e frikshme. Te jesh ne rrugën tënde e te te marrin jetën “qejflinjtë” e shpejtesise, është krim.

Mua më kap ankthi te dal ne autostrade me femijet. Me ze tmerri ne çdo kthese a semafor. Pikerisht sepse asnjehere si dihet se me çfare “te dehuri nga euforia e jetës” mund të përballesh.

U prehshin në paqe 4 engjejt, ngushellimet e mija prej nëne dalin bashke me lotët”, ka shkruar Aurela.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: