Aksidenti tragjik në Berat ku humbi jetën 25-vjeçarja Klaudja Xhaferraj, bashkë me djalin 6-vjeç ka tronditur jo pak opinionin publik.

Në një intervistë për ‘WakeUp’ në Top Channel eksperti i sigurisë rrugore, Artur Sulçe ka analizuar ngjarjen.

Ai vlerësoi se shpejtësia e mjetit që ra në lumin Osum ishte në normat e normales, por sipas tij problemi qëndron tek cilësia e dobët e barrierës.

Eksperti tha se nëse barriera do të ishte brenda standardeve, sot do të flisnim vetëm për dëme materiale, jo për dy të vdekur, duke shtuar se ajo barrierë duhet të duronte deri në 40 ton, por ra sapo e preku parakolpi i mjetit.

Ai shtoi se duhen rritur elementët e sigurisë rrugore dhe të mos lejohen punime të tjera jashtë standardeve.

Eksperti tha se sa kohë qytetarët paguajnë taksa, duhet të jenë të mbrojtur në rrugë.

“Ishte shpejtësi normale. Arsyeja e devijimit mund të ketë qenë se mund të ketë lëvizur fëmija, mendoj unë. Një element i rëndësishëm, pamë që elementet e sigurisë rrugore. Ai gardh duhet ta ruante mjetin. Shpejtësia ishte e ulet. Nëse do ishte brenda standardeve, nuk do ta kishim ngjarjen tragjike.  Kjo është për konceptin tim.  Sa e preku me, cepin, iku i gjithë. Kjo është cilësia, kjo është Shqipëria, kjo është Rilindja. Sikur e rrëzoi era. Ajo barrierë duhet të duronte 40 ton. Sa e preku parakolpi, barriera ra. Duhen rritur elementët e sigurisë rrugore. Mos të lejojmë të bëhen punime me standarde të ulta. Për sa kohë kemi njerëz jo profesionist, kështu do të shkojë e gjithë Shqipëria. E quaj fatkeqësi për familjen, un paguaj taksat që të më mbrosh për gabimet që unë bëj. Kur lëviz në rrugë, sa kohë paguaj taksat, je i detyruar të më sigurosh”, tha ndër të tjera ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: