Një ditë pas aksidentit tragjik, ku nënë e bir humbën jetën pas rënies në lumin Osum, drejtoria e Shërbimeve pranë bashkisë Berat ka filluar punën për riparimin e kangjellave në anë të trotuarit të rrugës urbane “Antipatrea”.

Në periudha të ndryshme këto anësore kanë qenë fillimisht me shufra hekuri dhe kolona betoni më pas u bën me pllaka betoni ndërsa ka disa vite që janë me kangjella duke iu përshtatur edhe zonës midis dy lagjeve muzeale Goric dhe Mangalem që përshkohet nga lumi Osum.

Sipas burimeve të specialistëve rrugorë mësohet aksidenti është shkaktuar si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e drejtueses së mjetit Klaudia Xhaferaj dhe paaftësia e saj për të manovruar me mjetin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: