Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia në Bullgari.

Mediat maqedonase, shkruajnë se kanë humbur jetë së paku 46 persona, e 7 të tjerë janë të plagosur. Autobusi që u përfshi në aksident, sipas mediave të vendit fqinj, i përkiste një kompanie që zhvillonte ture turistike dhe udhëtime tregtare me Turqinë.

Në mesin e viktimave janë 12 fëmijë, ndërsa pjesa tjetër, të rinj të moshës 20 dhe 30 vjeçare.

Sipas kryeministrit Zoran Zaev, një pjesë të viktimave janë me origjinë maqedonase, ndërsa një pjesë tjetër me origjinë serbe. Kujtojmë se aksidenti i rëndë ndodhi në Strumë të Bullgarisë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Deri më tani flitet për 7 të mbijetuar, 5 burra e 2 gra, ndërsa shkaqet e aksidentit ende nuk dihen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb