Policia ka ndaluar 21-vjeçarin Sabri Xherimeja, i cili ndodhej pasagjer në mjetin tip “Benz”, që u aksidentua mbrëmjen e kaluar në By Pass-in e Fierit, duke i marrë jetën 19-vjeçares Xhesika Mjekra.

Policia njofton se i riu Xherimeja, me banim në Tiranë, është ndaluar me urdhër të prokurorit, në funksion të veprimeve hetimore për zbardhjen e ngjarjes.

“Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të ndodhur dhe për të përcaktuar me prova ligjore drejtuesin e automjetit që ka dalë mbrëmë nga rruga ku humbi jetën 19-vjeçarja Xh. M., me urdhër të Prokurorit është bërë ndalimi i shtetasit S. Xh., 21 vjeç, banues në Tiranë, në funksion të veprimeve hetimore për zbardhjen e ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb