DURRËS

Dy vajza kanë humbur jetën në një aksident tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiranë. Mësohet se automjeti i cili drejtohej nga shtetasi Arbër Tivari, banues në Durrës doli nga rruga dhe u përplas me trafikndarësen.

Për pasojë humbën jetën shtetasja Silva Gjergji, 26 vjeçe, banuese në Durrës dhe një tjetër vajzë që mendohet të jetë shoqja e saj, por ende e paidentifikuar.

Vetë shoferi, 26-vjeçari Arbër Tivari ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spital në gjendje të rëndë.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se policia dyshon se dy viktimat dhe i plagosuri kanë darkuar së bashku deri në orën 2 të natës dhe më pas janë nisur për Tiranë. Si viktimat dhe 26-vjeçari i plagosur do t’u nënshtrohen analizave dhe ekzaminimeve mjekoligjore për të zbuluar nëse kishin konsumuar alkool apo lëndë narkotike.

Po kështu dyshohet se mjeti ka qenë me shpejtësi shumë të lartë, çka ka çuar në përplasjen e fortë me pasoja të rënda.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb