Gazetarja Ira Londo në një intervistë në News24 ka folur për aksidentin tragjik midis dy trenave në Greqi, ku kanë humbur jetën 38 pasagjerë.

Londo dha detaje në lidhje me situatën në Greqi, duke thënë se vendi do të mbajë tre ditë zie kombëtare. Ajo tha se është arrestuar përgjegjësi i stacionit i zonës ku ka ndodhur aksidenti tragjik dhe se çështja ka shkuar në Prokurorinë e Lartë të Athinës.

“Greqia ka shpallur tre ditë zie kombëtare në nder të viktimave nga aksidenti tragjik në Larisa. Flamujt do të ulen në gjysmë shtizë. Është arrestuar përgjegjësi i stacionit i zonës ku ka ndodhur aksidenti tragjik. Është marrë në pyetje që në mëngjes. Është drejtuar drejt stacionit të policisë në Larisë. Arrestimi i tij pritej. Interesante është dëshmia që ka dhënë kryetari i hekurudhës që tha se priste që të vendosej sistemi elektronik, ndërsa populli grek ka paguar për këto taksa. Kontakti i sistemit automatik nuk ka funksionuar 15 minutat e fundit.

Për 12 minuta të dy trenat kanë ecur në të njëjtat shina. Ngjarja ka kaluar në Prokurorinë  e Lartë të Athinës, pasi kërkohet të jepet urdhër për hetim pa asnjë kufizim. Deri më tani nuk ka pasur asnjë dorëheqje zyrtarisht nga zyrtarët e qeverisë. Nuk ka informacion zyrtar nëse është larguar. Nuk ka as konfirmim nga qeveria greke. Përgjegjësia ka dhe linja e trenave. Aksidenti ndodhi nga një defekt i tabelave të komunikimeve. Po ashtu bëhet e dije se treni i pasagjerëve nuk ka ndaluar sa duhej në semaforin e tij dhe se 80 prej tyre kanë zbritur para se të ndodhet aksidenti”, tha Londo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb