ITALI 

Një aksident tragjik i mori jetën një të riu shqiptar dhe shokut të tij italian, në shtetin fqinj.

Erik Vuka quhet viktima i një aksidenti tragjik të ndodhur në Montorio Romano. Vuka ka lindur në Shqipëri, por jetonte prej vitesh në shtetin italian, shkruajnë mediat përtej Adriatikut.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Bashkë me Vukën, humbi jetën edhe shoku i tij italian, Dante Cappai, 23 vjeç.

Mësohet se Vuka e ngiste makinën dhe se u përplas me bordurën e varrezave pranë Montorio Romanos. Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 janar.

Edhe pse Vuka u transportua me urgjencë në spital, ai ndërroi jetë. Arsyet se përse ndodhi ky aksident janë duke u hetuar.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb