RROGOZHINË-Policia ka dhënë detaje rreth aksidentit të rëndë që ndodhi në rrethrrotullimin e Rrogozhinës.

Burime zyrtare bënë me dije se ngjarja ndodhi në orën 12:15, ndërsa një mjet me rimorkiu përplasi mjetin tip ‘Fiat Punto’. Si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i Fiatit, një 25-vjeçar me inicialet M.Zh.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 29.09.2017, rreth orës 12:15, në numrin e Emergjencave 112, jemi njoftuar për një përplasje mjetesh tek rreth-rrotullimi i Rrogozhinës.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se: Mjeti me rimorkio me drejtues shtetasin G.S, 35 vjeç ka përplasur mjetin tip “Fiat Punto”, me drejtues shtetasin M.Zh., 25 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasi M.Zh., 25 vjeç. Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb