Punonjës të OSHEE Gjirokastër kanë bërë mbrëmjen e sotme homazhe në vendin ku u rrëzuan dy elektricistët Selfo Kallfa dhe Ismet Isaraj tre ditë më parë, aksident që iu mori jetën.

Ata kanë ndezur qirinj në brezin e betonit e quajtur gropa e tankeve, aty ku kaloi automjeti që më pas u përmbys në ujërat e Drinos dhe kanë vendosur lule në nderim të tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së martës, teksa dy elektricistët humbën jetën në krye të detyrës teksa ishin nisur për të lokalizuar defektin e linjës 6 kilovoltshme të fiderit në radiostacionin e nënstacionit të Gjirokastrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb