Është rënduar bilanci i viktimave në familjen e miliarderit dhe filantropit Chris Cline, nga aksidenti tragjik i rrëzimit të helikopterit në Bahamas.

Mediet botërore raportojnë se bashkë me miliarderin e qymyrit të West Virginia, ka mbetur viktimë edhe vajza e tij, si dhe tre miqtë e saj nga kolegji dhe dy persona të tjerë.

“Sot ne humbëm një yll dhe një mik shumë të ngushtë”, tha guvernatori i shtetit Jim Justice.

“Chris Cline ndërtoi një perandori dhe në çdo rast ishte gjithmonë aty për të dhënë. Çfarë njeriu i mrekullueshëm, i dashur dhe bamirës që ishte.”

Gjashtë vikimat e tjera ishin nga Shtetet e Bashkuara, tha Forca Policore Mbretërore e Bahamas.

Policia tha se helikopteri u largua nga Big Grand Cay rreth orës lokale 14:00 të së enjtes dhe u raportua i humbur 12 orë më vonë, kur nuk mbërriti në Fort Lauderdale, destinacioni i synuar.

Policia zbuloi se avioni u rrëzua 16 metra nën ujë rreth 2 milje larg Grand Cay në Abacos.

Brenda mjetit fluturues ishin trupat e 4 femrave dhe 3 meshkujve. Vajza 22-vjeçe e Cline, Kameron ishte në mesin e të aksidentuarve, sipas një deklarate të familjes.

Piloti i helikopterit u identifikua si 52-vjeçari Geoffrey Lee Painter i Barnstaple.

Ndërsa u identifikuan dhe viktimat e tjera: David Jude, 56 vjeç nga Kentucky; Brittney Layne Searson, 21 vjeç nga Palm Beach, Florida; Jillian Nicole Clark, 22 vjeç nga Los Angeles; dhe Delaney Lee Wykle, 22 vjeç nga Washington.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb