ELBASAN

Banorë e të afërm të të miturit që u aksidentua me pasoja të rënda këtë mesjavë në një nga rrugët kryesore në lagjen “5 maji” kanë zhvilluar një protestë ku kanë kërkuar marrjen e masave urgjente nga ana e autoriteteve për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Të indinjuar nga ngjarja e rëndë dhe të shqetësuar për jetën e fëmijëve të tyre protestuesit kërkuan që bashkia dhe policia rrugore të marrin masa urgjente për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe sinjalistikës sidomos asaj që kufizon shpejtësinë në qendrat e banuara Protestuesit kanë ndritur si shqetësim qarkullimin e dendur në këtë lagje për shkak të kryerjes së shërbimeve në Drejtorinë Rajonale të Transportit Rrugor.

Duke qenë një institucion e tillë në zemër të kësaj lagjeje sipas protestuesve duhet me patjetër që të vendosen “policët” e shtrirë në rrugë.

E kemi sugjeruar dhe kërkuar disa herë një gjë të tillë, por asnjë masë nuk është nga pushteti vendor i cili kujtohet për ta vetëm në kohë fushate. Makinat kalojnë edhe me 120 km/h sikurse ishte rasti i fundit ku përplasi të miturin.
Fëmija është shumë keq, ka lëndime në kafkë”-dhe ndodhet në gjendje kritike te Spitali i Traumës. Kemi bërë ankesë e gjithë lagjja. Këtu po na vriten fëmijët”-u shpreh një protestues.

Ndërkaq, përfaqësues i komunitetit rom,a vojati Gentian Sejrani deklaroi se një drejtori si kontrolli teknik nuk duhet të jetë kurrsesi pranë një zone të banuar.

“Ka trafik në këtë zonë sepse është një nga lagjet më të mëdhajnë qytet, s’ka sinjalistikë. Nuk mund të vazhdohet me këtë situatë dhe rrezikun që u kanoset qytetarëve”-deklaroi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb