LOS ANGELES- Aktorja e famshme është përfshirë në një aksident në Los Angelos, siç njoftojnë mediat e huaja

Sipas TMZ, Jolie ishte duke u kthyer nga xhirimet e filmit “Unbroken”, kur shoferi i saj humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurën e rrugës. Të njëjtat burime saktësojnë se shkak për rrëshqitjen e mjetit është bërë shiu i rrëmbyeshëm që po binte në ato momente.

Por fatmirësisht as aktorja as shoferi nuk kanë pasur dëmtime. Ajo ka dalë nga makina në momentin që një mjet tjetër ka ardhur për ta transportuar.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb