SUEDI– Të paktën 3 gjimnazistë kanë humbur jetën, ndërsa 19 të tjerë janë plagosur si pasojë e përmbysjes së një autobusi në veri të Suedisë. Zëdhënësi i policisë, Peter Nystedt, theksoi se 6 persona janë lënduar më rëndë, ndërsa 31 të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.

Në autobus gjendeshin 52 gjimnazistë dhe 7 persona të rritur, në mesin e të cilëve edhe shoferi, ndërsa në një video shihet automjeti i përmbysur në njërën anë të autostradës.

Ngjarja ndodhi në autostradën kryesore në jug të vendit Sveg, 430 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Stokholm. Ende nuk dihet arsyeja e aksidentit, por theksohet se rruga ka qenë e ngrirë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: