Të paktën 21 persona u plagosën në një aksident në Alpet franceze, pasi një autobus me fëmijë u rrokullis nga një shpat dhe përfundoi në një përrua.

Mediat e huaja bëjnë me dije se autobusi transportonte 40 nxënës të shkollave fillore.

Kryebashkiaku i qytetit Corp, ku edhe ndodhi aksident bëri me dije se edhe shofëri i autobusit ka mbetur i plagosur.

Prokurori i qarkut ka hapur hetimet, ndërsa sipas kryebashkiakut skenari më i mundshëm është që shoferi të kete shfaqur probleme shëndetësore teksa ishte në timon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: