Të paktën 34 persona e kanë humbur jetën si dhe 10 të tjerë janë plagosur si pasojë e rënies së një autobusi në humnerë në shtetin e Amerikës Jugore, Bolivi.

Sipas lajmit në mediat e Bolivisë, autobusi u përmbys mes qyteteve Potoli dhe Sucre të shtetit Chuquisaca në jug të vendit. Në aksident kanë humbur jetën 34 persona ndërsa 10 të tjerë janë plagosur.

“Situata është e dhimbshme”, tha Jose Luis Assaf, drejtori i Njësisë Operacionale të Trafikut në Chuquisaca, duke shtuar se të afërmit e të vdekurve kanë arritur në rajon për të identifikuar trupat.

Ai theksoi se autobusi ka rënë prej një lartësie prej 150 metrash ndërsa në mesin e 10 të plagosurve të dërguar në spital ka edhe persona në gjendje të rëndë.

Punimet për kërkim-shpëtim kanë përfunduar ndërkaq zyrtarët kanë filluar hetim në lidhje me aksidentin.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb