VLORË- Një i ri, punonjës i OSHEE-së ka humbur jetën sot ndërsa ka qenë duke punuar. Sipas informacionit paraprak nga Policia e Vlorës, rreth orës 12:30, në spitalin rajonal ka mbërritur i pajetë shtetasi Sh.B., 23 vjeç, banues në fshatin Grabian, Vlorë.

Pas hetimeve paraprake të Policisë ka rezultuar se 23-vjeçari ka qenë duke kryer punime me kabllo elektrike në fshatin Grabian.

Dyshohet se ai ka rënë nga një mur në punime e sipër me kabllot elektrike dhe për shkak të dëmtimeve të rënda është shoqëruar menjëherë drejt spitalit rajonal për ndihmë mjekësore por ka mbërritur i pajetë. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: