ITALI- Një shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi është aksidentuar me makinë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin Veroli, ndërsa viktima është 61-vjeçari Ibrahim Falli, raportojnë mediat lokale.

Shqiptari ishte duke shkuar për në punë me makinën e tij, kur ka humbur kontrollin në rrugën ‘Maria’ dhe është përplasur me disa makina të tjera.

Dyshohet se shqiptari ka pësuar infarkt, por pritet ekspertiza për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Ai u dërgua në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë. 61-vjecari jetonte prej më shumë se 20 vjetësh në Itali.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb