MAQEDONI-Aksidentohet me makinë kreu i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoni, (BDI), Ali Ahmeti. Si pasojë e aksidentit Ahmeti ka pësuar demtime të lehta, ndërsa më e rëndë duket se është gjendja shëndetësore e shoferit të tij.  Ahmeti ishte nisur për tu takuar me kreun e parlamentit të Shqipërisë Ilir Meta, i cili ndodhet në Maqedoni për një vizitë dy-ditore. Sipas raportimeve të mediave në Maqedoni, makina me të cilën udhëtonte për në Recice kryetari i BDI-së Ali Ahmeti është aksidentuar, para hyrjes në në autostradën Gostivar-Tetovë.

Mësohet se makina ku udhëtonte z. Ahmeti është përplasur me një shtyllë betoni në një nga pikëpagesat e autostradës, pasi ka tentuar t’i hapë rrugën një mjeti tjetër që vinte me shpejtësi.
Po keshtu behet e ditur se asnjë airbag nuk është hapur dhe se autojmjeti ka qenë me shpejtësi të madhe aq sa nuk ka mundur të ndalojë në traun e pagesës së autostradës Gostivar–Tetovë.

Ali Ahmeti ndodhët në spitalin e Tetovës, por pas kontrollit do të dërgohet në shtëpi, ndërsa shoferi do të mbahet më gjatë për përkujdesje.

Shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi tha për News 24 se si pasojë e aksidentit, takimi me Metën do të anulohet, për shkak se mjekët i këshilluan kreut të BDI-së të anulojë axhendën e parashikuar.
(m.k/d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: