FRANCE

Aktori i njohur francez, Vincent Cassel është aksidentuar me motorin e tij. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në një nga rrugët e Francës por fatmirësisht asgjë serioze për 53-vjecarin.

Ai është lënduar në kokë dhe ka qenë vetë aktori që ka postuar një foto në Instagram duke na treguar kokën e fashuar.
“Gjithçka në rregull, jam gjallë, faleminderit”- shkuan aktori i njohur në Instagram.

Dinamika e aksidentit nuk është e qartë, dihet vetëm që Cassel ishte në një qytet në jug të Francës, në komunën e Arbonne dhe ai u transportua menjëherë në spitalin e Biarritz.

Ish-bashkëshorti i Monica Belluccit tashmë ndodhet në shtëpi dhe ka dashur të qetësojë fansat duek postuar foot në Isntagram.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb