GJIROKASTËR- Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu është përfshirë sot në një aksident të rëndë automobilistik në aksin Gjirokastër-Tepelenë.

Aksidenti ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur “Majkosh”, ndërsa mjeti tip Fuoristradë me të cilin udhëtonte Shehu është përmbysur. Fatmirësisht as ai, as i biri nuk kanë pësuar dëmtime.

Në një komunikim me News 24 Shehu sqaroi gjithçka ndodhi: “Është një aksident i rënë, por jam mirë. Po udhëtoja me makinë së bashku me djalin, i cili ishte në sediljen e pasme. Nuk kemi asnjë dëm, veçse makina u përmbys. Makina pësoi dëmtime të jashtme, ne nuk jemi dëmtuar”, sqaroi ai.

(ma.ar/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb