Një minator ka humbur jetën këtë të martë në Bulqizë. Sipas policisë 52-vjeçari S,D., është aksidentuar në punë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Bulqizë/informacion paraprak

Në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasi S. D., rreth 52 vjeç,(minator). Grupi hetimor ndodhet  në vendngjarje po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb